Galatasaray kundërshtari i Strugës, në rast kualifikimi në raundin e dytë.  / Foto: F.C. Struga

Në rast kualifikimi të klubit Struga Trim Lum në raundin e dytë në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve, do të jetë gjiganti turk, Galatasaray kundërshtari i ardhshëm i kampionit në fuqi të ligës maqedonase.

Në shortin e hedhur në qytetin Nyon të Zvicrës u përcaktuan ndeshjet e raundit të dytë të sezonit të ri të në turneun më të madh të futbollit evropian.

Struga fillimisht do të përballet me klubin lituanez Zalgiris Vilnius, ndërsa në rast të kualifikimit në raundin e dytë do të përballet me Galatasaray.

Ndeshjet e Strugës me Zalgiris Vilnius në raundin e parë do të luhen më 11 dhe 19 korrik.

Ndeshjet e para të raundit të dytë do të luhen më 25-26 korrik, ndërsa ndeshjet kthyese më 1-2 gusht.


TRT Balkan