Përveç Shqipërisë, tifozët shqiptarë kanë edhe një reprezentacion të futbollit që do ta përcjellin me vëmendje në kampionatin evropian të këtij viti i cili mbahet në Gjermani. Bëhet fjalë për përfaqësuesen e Zvicrës e cila ka publikuar listën preliminare për Kampionatin Evropian, në mesin e të cilëve ndodhen edhe gjashtë futbollistë shqiptarë.
Në mesin e 38 futbollistëve të grumbulluar të helvetikëve në kampin parapërgatitës ndodhen edhe Albian Hajdari, Uran Bislimi, Ardon Jashari, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.
Lista zyrtare e Zvicrës për Euro 2024 do të publikohet më 7 qershor.
TRT Balkan