Rreth 100 persona humbën jetën të dielën në përleshje të dhunshme gjatë një ndeshje futbolli në Guine, raportojnë mediat lokale.
Dhuna shpërtheu gjatë një ndeshjeje midis ekipeve të futbollit Labe dhe Nzerekore në Nzerekore, qyteti i dytë më i madh i vendit të Afrikës Perëndimore.
Edhe pse numri i saktë personave që humbën jetën mbetet i paqartë, burimet e spitalit lokal raportojnë "dhjetëra viktima". Një mjek në vendin e ngjarjes vlerësoi se rreth njëqind njerëz kishin vdekur.
Kryeministri i Guinesë Bah Oury dënoi dhunën.
“Qeveria shpreh keqardhje për incidentet që prishën ndeshjen e futbollit mes ekipeve të Labës dhe Nzerekores pasditen e sotme në Nzerekore. Qeveria po monitoron nga afër situatën dhe rithekson thirrjen për qetësi në mënyrë që shërbimet spitalore të mos pengohen në dhënien e ndihmës së parë të lënduarve”, tha Oury.
Siç raportojnë mediat, dhuna është shkaktuar nga vendimet e arbitrit në të cilat dy lojtarë labe kanë marrë kartonë të kuq.
Nzerekore, me rreth 200.000 banorë, ndodhet 570 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Conakry.