Gara për Kupën e Botës në futboll për herë të parë do të zhvillohet gjatë dimrit.     Foto: Reuters

Për herë të parë në historinë e futbollit, kampionati i ardhshëm i Kupës së Botës do të mbahet gjatë stinës së dimrit në Katar, nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor.
Si pasojë e organizimit të këtij evenimenti mbarëkombëtar, në mënyrë që të kompensohet periudha kohore e muajit nëntor-dhjetor, thuajse si asnjëherë më parë këtë vit do të kemi një fillim më të hershëm të sezoneve në kampionate të ndryshme futbollistike.
Pra, në 6 ligat më të mëdha evropiane të futbollit, përfshirë këtu edhe kampionatin e Türkiye-s, hapjet solemne do t’i bëjnë duke filluar nga 5 gushti.
Gjatë periudhës verore klubet evropiane veçse kanë filluar përgatitjet e tyre për sezonin e ri futbollistik.
Futbolldashësit mezi po presin të fillojnë ligat e ndryshme evropiane meqë kësaj rradhe vera ka qenë e nxehtë edhe në merkato, me ç’rast klubet gjigante kanë angazhuar futbollistë të njohur në rradhët e tyre.
Në vijim do të publikojmë ndeshjet me të cilat do të hapen sezonet e 6 kampionateve, Premier League (Angli), Bundes Liga (Gjermani), Ligue 1 (Francë), Eredivisie (Holandë), Super Lig (Türkiye), Seria A (Itali) dhe La Liga (Spanjë).

Liga më atraktive në Evropë

Premier Liga angleze për futbolldashësit cilësohet si një ndër ligat më atraktive në Evropë. Ajo pritet me padurim për t’i kënaqur sytë e shikuesve. Ndeshja e parë për këtë vit do të luhet ndërmjet Crystal Palace vs Arsenal, ndërkaq kampioni në fuqi Manchester City në xhiron e parë do të ballafaqohet si mysafir në Londër kundër West Ham United.
Liga e të fortëve
Përgatitja fizike, optimizmi dhe mosdorëzimi deri në minutën e fundit të asocon në Bundes Ligën gjermane. Kjo ligë do të hapet pikërisht me kampionët në fuqi, Bayern Munchen, të cilët do të luajnë në transfertë te Eintracht Frankfurt.
Liga më taktike
Nuk është aq atraktive si Premier Liga, por për nga mënyra se si e menaxhojnë lojën, italianët llogariten si mjeshtër të taktikës. Ky stil i lojës shpesh herë ka qenë përcaktues në suksesin e ekipeve të Seria A, në arenën ndërkombëtare. Këtu njëjtë si në Gjermani, hapja solemne e ligës do të bëhet ndërmjet kampionit në fuqi Milan dhe Udinese.
Liga më teknike
Klubet si Real Madridi dhe Barcelona janë pasuri për futbollin, por që nuk ngelen shumë mbrapa dhe ekipet tjera të ligës spanjole. Për La Ligën karakteristikë e veçantë paraqet loja me teknikë dhe mendje, prandaj jo më kot thuhet se futbollistët në Spanjë më shumë përdorin mendjen se sa këmbët. Ndeshja e parë në kampionatin spanjol do të zhvillohet ndërmjet Osasunës dhe Sevillas, ndërsa Reali i Madridit si kampione e vitit të kaluar do të shkon si mysafir klubit të Almerias.
Liga me më së shumti talentë
Brazili në Amerikën Latine, Holanda në Evropë. Këto dy vende e kanë primatin për prodhimin e talentëve më të mëdhenjë të futbollit në botë. Klubet më të mëdha evropiane tregun më të madh të transferimeve e zhvillojnë në ligën Eredivisie të Holandës. Këtu ndeshjen e parë të sezonit të ri do ta zhvillojnë Heerenveen vs Sparta Rotterdam, ndërsa Ajaxi si kampion do të udhëtojë tek ekipi i Fortuna Sittard.
Liga e fuqisë dhe pa shumë gola
Ngjashëm si gjermanët, edhe françezët shquhen për nga loja fizike. Këtu ajo çka nuk krijon përshtypje të madhe paraqet fakti se portierët mund t’i kaplon gjumi gjatë ndeshjes, pasi që shpesh herë ndeshjet dijnë të përfundojnë ashtu siç kanë filluar, me rezultatin më të padëshiruar për futbolldashësit, 0-0, pa asnjë gol në portat e kundërshtarëve. Në Ligue 1 françeze ndeshja e parë do të jetë ajo ndërmjet Lyon vs Ajaccio, ndërkaq fituesit e vitit të kaluar të kampionit, PSG si mysafir do të përballet me skuadrën e Clermont.
Liga më e zjartë dhe më e komplikuar
Ndeshjet ndërmjet skuadrave të qytetit të Istanbulit, Fenerbahçe, Galatasaray dhe Besiktash marrin vëmendjen e thuajse të gjithë botës. Në këto ndeshje përveç futbollit mund të shohim edhe arenë lufte si në fushë ndërmjet futbollistëve, ashtu në tribuna, ndërmjet tifozëve. Super Lig e Türkiye-s nuk ka ndeshje në të cilën mund të thuhet se ka mbaruar në kohën e rregullt prej 90 minutash. Nga komplikimet gjatë ndeshjes, referi në të shumtën e rasteve obligohet të vazhdon minutat shtesë mbi 10 minuta, diçka e pazakontë për ligat tjera. Në Super Lig, ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet kampionit në fuqi Trabzonspor si mysafir i ekipit të Istanbulspor.

TRT Balkan