Pas shkarkimit të italianit Edoardo Reja nga pankina e kombëtares shqiptare, Federata e Futbollit ka arritur marrëveshje me trajnerin brazilian Sylvio Mendes Campos Júnior (Sylvinjo), për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Shqipërisë.
Marrëveshja mes FShF-së dhe stafit të ri drejtuar nga Silvinjo parashikon një kohëzgjatje 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024, ndërsa aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave.
Objektivi sipas FShF-së parasheh kualifikimin e Shqipërisë nëpërmjet këtyre eliminatoreve për në finalet e Euro 2024.
Demollari, shqiptari i fundit
Që nga viti 2002 skuadra e kuqezinjve është udhëhequr nga gjithsej 10 trajnerë të huaj.
I fundit prej trajnerëve shqiptarë që ishte ulur në stolin e përfaqësueses kuq e zi është Sulejman Demollari, aventurë e cila zgjati jo më shumë se shtatë muaj. Pas tij nisi edhe hegjemonia e trajnerëve joshqiptarë.
Katër italianë, dy kroatë dhe katër etnitete të tjera
I pari që filloi epokën e udhëheqjes së kombëtares shqiptare nga trajner të huaj ishte italiani Xhusepe Dosena në vitin 2022.
Italianë të tjerë që kishin në dorë timonin kuq e zi ishin edhe Xhani De Biazi, Kristian Panuçi dhe ky i fundit Eduardo Reja.
Dy trajnerë tjerë që udhëhoqën kombëtaren shqiptare ishin kroatët Oto Bariç dhe Josif Kuzhe.
Një tjetër emër nga Ballkani ishte boshnjaku Xhemal Mustedenagiç.
Ndër emrat e mëdhenjë të futbollit botëror që drejtuan Shqipërinë kanë qenë edhe gjermani Hans Peter Briegel, holandezi Ari Han dhe ky i fundit Sylvinjo.
Trajneri më jetëgjatë në pankinën e kuqezinjve ka qenë Xhani De Biazi i cili mbajti detyrën e trajnerit të Shqipërisë për më shumë se pesë vjet.
Përveç të tjerash, italiani De Biazi është edhe më i suksesshmi duke qenë se ishte një nga faktorët kryesorë që kombëtarja shqiptare mori pjesë në “Euro 2016”, hera e parë në historinë e skuadrës kuq e zi.