Kroacia është gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Botës, pasi sonte e mundi skuadrën e Brazilit 4:2 në penalti.
Kundërshtari i kroatëve do të dihet nga fituesi i ndeshjes së sontme mes Holandës dhe Argjentinës.
Por, kjo nuk është herë e parë që këto dy kombëtare janë ballafaquar njëra me tjetrën.
Në vazhdim TRT Balkan ju sjell historikun e ndeshjeve mes Kroacisë dhe Brazilit.
Gjermani 2006
Duke i mos i llogaritur ndeshjet miqësore mes Kroacisë dhe Brazilit, këto dy ekipe në futboll njëra nga kontinenti i Evropës, respektivisht Ballkani dhe tjetra nga Amerika Latine deri më tani dy herë janë përballur në suaza të garave për Kupën e Botës në futboll.
Ndeshja e parë zyrtare mes tyre u zhvillua në vitin 2006 në qytetin e Berlinit në Gjermani ku dhe mbahej Kupa e Botës. Me golin nga Rikardo Kaka, skuadra e Brazilit arriti të korrë fitore në këtë ndeshje. Ndeshja u zhvillua na fazën e grupeve, ku mes të tjerash merrnin pjesë Australia dhe Japonia.
Karateristikë e kësaj ndeshje ishte pjesëmarrja e mbi 30 mijë fansave kroatë.
Brazil 2014
Nikoqir i Kupës së Botës në vitin 2014 ishte Brazili. Shorti për këtë kampionat deshti që Kroacia dhe nikoqiri, Brazili të gjenden në Grupi A, së bashku me skuadrën e Kamerunit dhe Meksikës.
Ndeshja u hap me një autogol nga ekipi i Brazilit, që bëri për disa minuta ekipi nga Kroacia të jetë në avantazh. Mirëpo, ishte sulmuesi i njohur Neymar, (i cili po ashtu pritet të paraqitet në ndeshjen e së premtes) ai që shënoi dy gola dhe ndikoi në përmbysjen e rezultatit. Ndeshja përfundoi me rezultat 3-1 në favor të Brazilit, ndërsa shënues ishte Oscar.
9 Dhj 2022
Kroacia gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Botës
Ndeshja e tretë zyrtare mes Kroacisë dhe Brazilit i ka takuar skuadrës kroate.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.