Kylian Mbappé tashmë është zyrtarisht lojtar i Real Madridit. Presidenti i klubit, Florentino Pérez, e mirëpriti lojtarin në sallën e këshillit, ku sulmuesi francez nënshkroi kontratën që do ta angazhojë atë në klub për pesë sezonet e ardhshme. Pas nënshkrimit, Mbappés iu dhurua një orë dhe një këmishë me emrin e tij dhe numrin nëntë të shtypur në të.
“Kam shumë vjet që ëndërroj të luaj për Real Madridin. Unë jam djalë shumë i lumtur sot. Shumë i lumtur”, tha fillimisht Mbappe.
Sulmuesi 25-vjeçar më pas vazhdoi të falënderonte Florentino Perezin për besimin që kishte treguar dhe për realizimin e transferimit, duke thënë:
“Dua të falënderoj presidentin Florentino Perez dhe të gjithë njerëzit që më kanë mundësuar të jem këtu”.
Mbappe gjithashtu përcolli mirënjohjen e tij për prindërit dhe rrethin e tij, ndërsa shtoi:
“Për familjen time, e cila është shumë e lumtur. Unë shoh nënën time duke qarë. Është një ditë e pabesueshme, e pabesueshme. Që kur isha fëmijë, kisha ëndërr të luaja dhe kjo do të thotë shumë. Dua të falënderoj të gjithë madrilenët . Për shumë vjet më kanë dhënë shumë dashuri. Faleminderit”, shtoi ai.