Me fitoren 5:0 ndaj Werder Bremen në ndeshjen e xhiros së 29-të, lojtarët e Bayer Leverkusenit këtë fundjavë arritën të fitojnë titullin e parë të Bundesligës në historinë e klubit.
Mijëra tifozë vendas mezi prisnin fishkëllimën e fundit të arbitrit dhe u turrën në fushë në numër të madh.
Festa e madhe vazhdoi më pas rreth stadiumit dhe rrugëve të Leverkusenit.
Fitorja e djeshme e Bayerit shënoi edhe fundin e mbretërimit 11-vjeçar të Bayern Munichut, i cili fitoi titullin kampion gjerman radhazi që nga sezoni 2012/13.
Këtë sukses shumëkush ia atribuon trajnerit spanjoll Xabi Alonso, i cili, përveç titullit, është në garë për Kupën e Gjermanisë dhe njëkohësisht lufton për Kupën e Ligës së Evropës.
Ndër lojtarët e Bayer Leverkusenit që i gëzohet suksesit të klubit është edhe Granit Xhaka, i cili kishte një rol të rëndësishëm në formacionin e trajnerit Xabi Alonso. Ai madje në shumicën e ndeshjeve është zgjedhur si mesfushori me më së shumti pasime të sakta jo vetëm në Gjermani, por edhe në Evropë.