Si çdo vit të zakonshëm edhe këtë fund muaj të gushtit futbolldashësit e mirëpresin sezonin e ri futbollistik në ligat evropiane. Shqiptarët më shumë se kurrë dhe më shumë se kushdo tjetër kanë një arsye më shumë për të qëndruar pranë ekraneve televizive pasi që një numër i madh futbollistësh shqiptarë janë në TOP 5 ligat më të forta europiane.
Ndër futbollistët shqiptarë që e fillojnë këtë sezon si kampion në fuqi janë Granit Xhaka dhe Kristijan Asllani.
I pari u shpall kampion në Bundes ligën Gjermane me skuadrën e Bayer Leverkusen, ndërsa i dyti në Seria A të Italisë me Interin. Ndërkohë tre futbollistë të tjerë më të njohur si Vedat Muriqi (Majorkë), Armando Broja (Chelsea) dhe Edon Zhegrova (Lille) vazhdojnë të luajnë edhe në këtë sezon në tri ligat e tjera më të forta evropiane si ajo e Spanjës, Anglisë dhe Francës.
Numër i madh i futbollistëve shqiptarë në Super Ligën turke
Ajo që krijon përshtypje më së shumti gjatë këtij sezoni është numri i lartë i futbollistëve shqiptarë sa u përket ligave të fuqishme, të cilët luajnë pikërisht në Superligën Turke.
Gjithsej 11 futbollistë shqiptarë në Super Ligë gjatë këtij sezoni janë të mjaftueshëm për një formacion startues të një ekipe, aq sa edhe nevojitet.
Duke filluar nga Milot Rashica dhe Ernest Muci të cilët luajnë për (Beshiktash), Enis Bardhi garon me fanelën e Trabzonspor, Rej Manaj luan sezonin e dytë me (Sivaspor), Zymer Bytyqi dhe Amar Gërxhaliu mbajnë fanellën e (Antalyaspor), Altin Zeqiri në (Rizespor), Arbnor Muja në (Samsunspor), Loret Sadiku në (Kasimpasa), si dhe Fidan Aliti dhe Florent Hadergjonaj në (Alanyaspor).
Përveç tyre, dhjetëra futbollistë të tjerë me kombësi shqiptare luajnë edhe në ligën e dytë të Türkiyes.