Tifozët e klubit skocez të futbollit Celtic ngritën një pankartë në mbështetje të Palestinës gjatë ndeshjes së raundit të parë të UEFA Ligës së Kampionëve kundër skuadrës sllovake Slovan Bratislava.
Tifozët e Celtic, të cilët në ndeshjet e shumta në shtëpi përkrahën Palestinën e pushtuar nga Izraeli, vazhduan traditën me pankarta dhe flamuj në ndeshjen kundër ekipit nga Bratislava.
Tifozët e Celtic, të cilët janë anëtarë të grupit të tifozëve "Brigada e Gjelbër", brohoritën në tribuna gjatë lojës dhe mbanin një pankartë: "Unë mund t'ju shtyp, mund t'ju burgos, por kurrë nuk mund t'ju dekurajoj. Gaza, Jenin, Tulkarm, Nablus, nuk do të ecësh kurrë vetëm.
Duke dërguar një mesazh uniteti për botën e futbollit kundër sulmeve izraelite, tifozët e Celtic valëvitën flamujt palestinezë në tribuna.
Celtic fitoi ndaj Slovan me rezultat 5:1.