Liga e Konferencës: Ballkani sërish në grupe, Struga e Partizani pa fat.     /Foto: FC Ballkani/Facebook

Kampioni i Kosovës në futboll, skuadra nga qyteza e Suharekës, FC Ballkani, e ka rishkruar historinë e saj me kualifikimin e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Humbja një me zero nga ekipi Bate Borisov nuk ishte pengesë që skuadra e Ballkanit të shkojë tutje në garat evropiane, pasi në ndeshjen e parë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtini arrit fitore bindëse 4:1.

Kundërshtarët e ardhshëm në Ligën e Konferencës, ekipi nga Suhareka do t'i mësojë sot pas shortit që do të hidhet në Monako. Ata gjendën në vazon e 4-të së bashku me ekpin e Zrinjski, Klaksvik, Aberdin, Çukariçki, Lugano, Breidablik dhe Ballkani

Ndryshe, në pjesëmarrjen e parë në Ligën e Konferencës, në sezonin 2022/23 kampionët e Kosovës u ndeshen me ekipin e Sivassporit, Clujt dhe Sllavia Pragës.

Me një fitore, një barazim dhe katër humbje Ballkani u rendit i katërti në grupin G të Ligës së Konferencës. Por, pavarësisht rezultati suksesi për klubin kosovar ishte i jashtëzakonshëm pasi u bë ekipi i parë nga Kosova që kualifikohet në një garë të këtij formati.

Ilir Daja, koka e Ballkanit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, për të tretën herë në karrierën e tij është kualifikuar në fazën e grupeve të një kampionati në futboll. Ripërsëritja e suksesit me Ballkanin e bën edhe më veçantë kualifikimin në Ligën e Konferencës.

Paraprakisht ai kishte drejtuar ekipin e Skenderbeut nga Korça në fazën e grupeve të Liga Europës gjatë sezonin 2017/2018.

Struga e Partizani nuk ia dalin

Dy ekipet e tjera shqiptare të cilën luajtën në "play-off" fazën e Ligës së Konferencës, Struga dhe Partizani nuk arritën të kualifikohen në fazën e radhës të këtij kampionati evropian në futboll.

Pas humbjes së parë në Astan, (1:0) ekipi i Partizanit nga Tirana në ndeshjen kthyese të zhvilluar në "Elbasan Arena" barazoi me rezultat 1:1 dhe kjo nuk ishte e mjaftueshme për kualifikim në fazën e grupeve.

As skuadra e Strugës nuk arriti të përmbysë rezultatin negativ (0:1) të ndeshjes së parë të zhvilluar në Ohër. Ekipi i Breidablik edhe një herë arriti fitore minimale 1:0 kundër Strugës, dhe me këtë ka siguruar kualifikimin në fazën e grupeve.


TRT Balkan