Futbollisti kosovar Edon Zhegrova ka bërë një paraqitje fantastike me fanellën e skuadrës franceze në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër kampionit në fuqi të këtij kompeticioni, gjigantit spanjoll Realit të Madridit.
Skuadra e tij arriti ta mposhtë klubin spanjoll me rezultat minimal 1:0, ndonëse Edon Zhegrova bëri disa pasime kyç për ta thelluar rezultatin, por që bashkëlojtarët e tij nuk arritën t’i konkretizonin.
Në fundin e pjesës së parë, një goditje e lirë e Zhegrovës u prek me dorë në zonë nga Camavinga, për t’u akorduar penallti.
Nga 11-metërshi i saktë u tregua Jonathan David për të shënuar golin e fitores së vendasve.
Real Madridi tentoi deri në fund të shënonte të paktën golin e barazimit, por nuk ia doli dot.
Kësisoj, tani të dyja skuadrat kanë nga tri pikë pas dy ndeshjeve të para në Ligën e Kampionëve.
Në fund super ylli kosovar e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.