Lionel Messi pritet të debutojë për Inter Miami më 21 korrik.     /Foto: AA

Jorge Mas, pronari i klubit amerikan të MLS, Inter Miami, ka njoftuar se Lionel Messi mund të debutojë për ekipin më 21 korrik.

Mas tha për gazetën amerikane "Miami Herald" se ylli argjentinas i futbollit Messi pritet të dalë në fushë me fanellën e Inter Miami në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kupës së Ligës kundër skuadrës meksikane Cruz Azul.

Kupa e Ligës, ku marrin pjesë skuadra nga MLS dhe liga e parë meksikane (Liga MX), do të zhvillohet nga 21 korriku deri më 19 gusht.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së luajti rol kyç në fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës 2022. Ai fitoi shtatë herë Topin e Artë që ndahet nga revista "France Football".

AA