Liverpooli shënoi fitore të ngushtë ndaj ekipit Chelsea falë golit në kohën shtesë të Virgil van Dijk duke arritur titullin e tij rekord të 10-të të Kupës së Ligës Angleze.
Ndeshja në stadiumin "Wembley" shkoi në kohën shtesë pasi asnjëra skuadër nuk mundi të shënonte brenda kohës së rregullt prej 90 minutash.
Van Dijk shënoi golin e fitores me një goditje me kokë në minutën e 118-të, ndërsa mbrojtësi holandez u fut në zonën e rreptësisë pas një krosimi nga këndi të Konstantinos Tsimikas.
Van Dijk tundi rrjetën kundërshtare me kokë edhe në minutën e 60-të, por goli u anulua pasi sistemi VAR konstatoi se ishte pozitë jashtë loje.
Me 10 tituj të Kupës së Ligës Angleze, Liverpooli është përpara Manchester Cityt (8), Manchester Unitedit (6) dhe Chelseat (5).