Skuadra e Struga Trim Lum për të dytën herë radhazi arriti të shpallet kampion në ligën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Ky titull për struganët vjen një xhiro para përfundimit të kampionatit, pas fitores si mysafire në ndeshjen vendimtare ndaj rivalëve të Shkëndijës së Tetovës me rezultat 0:2.
Golashënues për Strugën ishin dy ish-futbollistët e Shkëndijës, Besart Ibrahimi dhe Marjan Radevski.
Vlen të përmendet edhe gjesti dinjitoz i mbi 8 mijë tifozëve në Tetovë të cilët në fund të ndeshjes uruan fitoren dhe titullin kampion ekipit të Struga Trim Lum.
Shkëndija nuk e shfrytëzoi rastin që të siguroi titullin e pestë kampion dhe faktet dëshmojnë se tre vite me radhë ekipi me pikët e humbura në cilësinë e vendasit nuk arrin të shpallet kampion.
Rezultat jo të favorshëm shënoi edhe Shkupi në përballjen me AP Brera në Çair duke luajtur vetë me barazim pa gola.
Java e fundit e kampionatit do të përcaktojë varësisht rezultateve që do të arrihen se cila skuadër do të përfaqësojë vendin në garat ndërkombëtare, Shkëndija apo Shkupi si skuadër e dytë.