Mesfushori i Francës, Eduardo Camavinga e gjeti veten në shënjestër të abuzimeve raciste, pasi një stërvitje e pa fat e përjashtoi shokun e tij të skuadrës Christopher Nkunku nga Kupa e Botës FIFA 2022.
Kombëtarja franceze e futbollit në Twitter e konfirmoi të enjten se mesfushori qendror 20-vjeçar i Real Madrid, Camavinga ishte objektivi i mesazheve raciste në rrjetet sociale pas dëmtimit të Nkunkut.
Videot në internet tregojnë goditjen e gabuar të Camavinga dhe Nkunku në dhimbje më pas.
Nkunku i RB Leipzig la seancën stërvitore të skuadrës franceze të martën dhe nuk do të shkojë në Katar me Les Bleus për shkak të një ndrydhjeje në gjurin e majtë. Si zëvendësim i tij është caktuar të jetë sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani.
Federata Franceze e Futbollit (FFF) tha se "dënon fuqishëm" mesazhet raciste dhe po mbështet Camavinga.
Kampionia në fuqi e botës, Franca do të përballet me Australinë, Danimarkën dhe Tunizinë në Grupin D të Kupës së Botës, ndërsa Katar 2022 do të fillojë të dielën.
Les Bleus fillimisht do të luajë kundër Australisë të martën, më 22 nëntor në Al Wakrah.