LeBron James i dyti në historinë e NBA me mbi 38.000 pikë. / Photo: AA

Me 35 pikët e tij kundër Philadelphia Seventy-Sixers, sulmuesi i Los Angeles Lakers, LeBron James dje u bë lojtari i dytë në historinë e NBA që shënon mbi 38,000 pikë.

Ai tani ka 38,024 pikë në karrierë dhe është vetëm 364 pikë larg nga kalimi i Kareem Abdul-Jabbar për t'u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA.

Në janar 2006, 38-vjeçari u bë lojtari më i ri në NBA që shënoi 5000 pikë në karrierë.

Ai arriti në 10 mijë pikë në vitin 2008 në moshën 23-vjeçare dhe në vitin 2013 hyri në klubin e lojtarëve me 20 mijë pikë.

Ai ka mesatarisht 27.2 pikë për lojë në karrierën e tij.




TRT Balkan / agjencitë