Boston lëshoi mundësinë e artë për ta shkruar historinë e NBA-së. / Photo: Reuters

Rreth 20.000 spektatorë në TD Garden prisnin të ndjekin historinë, që Boston Celtics të fitonte dhe të bëhej skuadra e parë në NBA që triumfon në një seri play-off pasi humbi 0-3, por ndodhi një histori tjetër.

Miami kaloi në finalen e madhe të NBA-së pavarësisht se hyri në play-off si ekipi i tetë i renditur në Lindje, duke e bërë atë ngjarjen e parë të tillë në shekullin XXI dhe të dytën që nga New York Knicks në 1999.

Deri më tani, sipas statistikave 150 herë skuadra që ka siguruar epërsi 3:0, gjithmonë ka shkuar më tej në fazën tjetër, duke pamundësuar një rikthim senzacional të kundërshtarit.

Dëmtimi i Tatumit, vendimtar

Epilogu i ndeshjes është bërë i ditur nga dëmtimi i Jason Tatum në aksionin e parë, kur ai ka ndrydhur kyçin e këmbës. Ai qëndroi në fushë deri në fund, por lëndimi u ndje. Miami e fitoi çerekun e parë me plus shtatë, ndërsa në të dytin tashmë kishte plus 17 (38-21). Bostoni e zvogëloi sërish diferencën në shtatë në çerekun e tretë, por vetëm për një moment, pasi epërsia e mysafirëve u kthye në dyshifrore.

Jimmy Butler, i cili ishte më efikasi në ndeshje, me 28 pikë, mori çmimin “Larry Bird”, pra MVP i finaleve në Konferencën Lindore. Po ashtu, rol të rëndësishëm kishte edhe edhe Caleb Martin, i cili regjistroi 26 kosha dhe 10 kërcime, ndërsa për Bostonin më efikasi ishte Jalen Brown me 19 pikë, ndërsa i dëmtuari Tatum shënoi 14 plus 11 kërcime.

Finalja: Denver-Miami

Finalja Denver-Miami do të fillojë të enjten në mbrëmje në Kolorado, që do të thotë se Denveri do të ketë avantazhin në shtëpi.

Kujtojmë se Denver Nugets ka siguruar finalen e NBA-së duke mposhtur me rezultat 4-0 ekipin e Los Angeles Lakers të udhëhequr nga Lebron James.


TRT Balkan