Legjenda e futbollit brazilian, Pele, humbi luftën me kancerin e zorrës së trashë dhe ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, njoftoi të enjten në Instagram vajza e tij, Kely Nascimento.
“Gjithçka që jemi është falë teje”, ka shkruar Nascimento në një postim në llogarinë e saj zyrtare. “Të duam pafundësisht. Pusho në paqe.”
I parë si lojtari më i madh i të gjitha kohërave dhe madje i quajtur “më i madhi” nga FIFA, Pele i mundësoi Brazilit të fitonte tri Kupat e Botës rekord në 1958, 1962 dhe 1970.
Gjatë karrierës së tij të shquar, Pele shënoi 77 gola në 92 paraqitjet e tij për Brazilin.
I quajtur “Perla e Zezë”, ai gjithashtu mban rekordin e golave më të shumtë në karrierë, gjegjësisht 1.283 gola në 1.363 ndeshje, duke përfshirë miqësoret.
29 Dhj 2022
Ndërroi jetë futbollisti legjendar brazilian Pele
Vajza Kely Nascimento konfirmon në Instagram vdekjen e fituesit të trefishtë të Kupës së Botës.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.