Njëqind vjet më parë në Shkodër, lindi Loro Boriçi, një nga futbollistët më të njohur shqiptarë.
Me ekipin Vllaznisë ai luajti vitet e para për të provuar më pas Serinë A italiane me ekipin e Lacios. Aventura italiane nuk zgjati shumë, pasi pas dy vjetësh kthehet përsëri në “fushën” shqiptare.
Suksesi më i madh i tij ka qenë Kupa Ballkanit me kombëtaren e Shqipërisë në 1946.
Gjatë 20 viteve të karrierës, Boriçi do të luante për Partizanin, Vllazninë dhe Spartakun e Tiranës. Pas përfundimit të karrierës si futbollist do fillonte atë të trajnerit. Drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, Spartakun e Tiranës, Partizanin, Lokomotivën e Durrësit e për disa vite edhe kombëtaren e RP të Kinës.
Vendlindja e kujton në stadiumin e saj, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e kujton me këtë foto midis nxënësve të tjerë në Kolegjin Saverian, në Shkodër.
4 Gus 2022
Njëqind vjet nga lindja e Loro Boriçit, legjenda e futbollit shqiptar
Më vitin 1946 e fitoi Kupën e Ballkanit me kombëtaren e Shqipërisë
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Shkollat i bashkëngjiten festës së futbollit, Botërori shikohet në klasa
Rreth 5 miliardë njerëz po ndjekin Kupën e Botës në Katar, ndërsa mes tyre edhe miliona fëmijë nga e gjithë bota do të ndjekin ndeshjet nga klasa. Shumë shtete po lejojnë që mësimi të zëvendësohet me ndjekjen e ndeshjeve të futbollit.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore