Odise Roshi duke nënshkruar me klubin e ri Sakaryaspor     Foto: AA

Futbollisti shqiptar Odise Roshi është transferuar në Sakaryaspor, klubi i Spor Toto Ligës së Parë, divizioni i dytë i ligave turke.

Në deklaratën e klubit bëhet e ditur se është arritur një marrëveshje 2-vjeçare me mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Roshi, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e një klubi tjetër turk, Boluspor.

Futbollisti 31-vjeçar më parë ka luajtur në klube të ndryshme evropiane, si Grozny, Rijeka, Frankfurt, Köln.

Ai me Boluspor sezonin e kaluar ka shënuar një gol në 28 ndeshje.

AA