Ndeshjet e futbollit në Ligën e Kampionëve shpesh herë ngjallin interes të madh në opinion. Gjatë përballjeve mes tyre skuadrat e ndryshme në Evropë dijnë edhe të shënojnë shumë gola në një ndeshje. Në vazhdim TRT Balkan ju sjell pesë ndeshjet ku janë shënuar hat-trickat (tre gola nga një lojtar në një ndeshje të vetme) më të shpejtë në historikun e deritanishëm të Ligës së Kampionëve.
Rangers – Liverpool
Hat-triku i Mohamed Salah për Liverpoolin në ndeshjen kundër Rangers-it më 12 tetor 2022 theu rekordin për hat-trickin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në Ligën e Kampionëve. Sulmuesit të Liverpooli, i cili në ndeshje u inkuadrua në pjesën e dytë iu deshën vetëm gjashtë minuta e 12 sekonda për të shënuar trefishin e tij në fushën e gjelbër të stadiumit Ibrox. Ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve përfundoja me rezultat 1-7 në favor të Liverpoolit.
Dinamo Zagreb – Lyon
Deri të mërkurën mbrëma, para se të përfundojë ndeshja në Ibrox, rekordin e hat-trickut më të shpejtë në Ligën e Kampionëve e mbante lojtari Bafétimbi Gomis. Më 2011 në stadiumin Maksimir kundër ekipit të Dinamo Zagrebit, në cilësinë e lojtarit të Lyon, ai arriti të shënon tre gola për tetë minuta e 45 sekonda. Numri i plotë i golave në këtë ndeshja të shënuara nga Gomis ishte katër. Nikoqirët nga Zagrebi këtë ndeshje e humbën me rezultat 1-7.
Blackburn Rovers – Rosenborg
Pjesë e historisë së rekordeve më të shpejta të hat-trickave në Ligën e Kampionëve po ashtu është edhe lojtari anglez Mike Newell, i cili shënoi një hat-trick për nëntë minuta e 17 sekonda kundër Rosenborg, si sulmues i skuadrës së Blackburn Rovers në Ewood Park në dhjetor 1995. Ky rekord kishte qëndruar për 16 vjet, deri ku sulmuesi i Lyon, Gomis të shkëlqej në ndeshjen kundër Dinamo Zagrebit.
Bayern Mynih - RB Salzburg
Sulmuesi polak Robert Lewandowski, si lojtar i ekipit gjerman Bayern Munich, dy herë ka shënuar shënuar hat-tricka nën dymbëdhjetë minuta. Në ballafaqimin kundër skuadrës së Red Bull Salzburg, në mars të këtij viti lojtari Leëandoëski, arriti të shënoj tre gola brenda dhjetë minutave e 22 sekondave. Rezultati përfundimtar i kësa ndeshje ishte 7-1 në favor të Bayern Mynihut.
Real Madrid – Malmo
Në top pesë “hat-trickat” më shpejtë bën pjesë edhe Cristiano Ronaldo. Lojtari me famë botërore në vitin 2015 shënoi edhe një rekord në karrierën e tij të bujshëm si futbollist. Më i shpejti nga pesë het-trikët në Ligën e Kampionëve u regjistrua kundër Malmos në Santiago Bernabeu, përderisa ai i përfqësonte ngjyrat e Real Madridit. Në këtë lojë ai shënoi katër gola, tre prej të cilëve në hapësirën kohore prej 11 minutave.
14 Tet 2022
Pesë “hat-trickat” më të shpejtë në historinë e Ligës së Kampionëve
Prej vitit 1995 deri në vitin 2011 Mike Newell, lojtari i Blackburn Rovers, e mbante rekordin e "hat-trickut" më të shpejtë në Ligën e Kampionëve.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.