Portieri i FC Luzern, Marius Müller.     Foto: FC Luzern

Futbollisti i cili përdori shprehjen "gay" (homoseksual) gjatë një interviste pas ndeshjes, u gjobit me 2000 franga zvicerane nga Liga Zvicerane e Futbollit.

Sipas ligës, gjykata e saj nuk ka pranuar pezullimin e portierit të Luzernit, Marius Müller dhe solli vendimin se fjalët e tij kishin qenë të pamenduara, por jo edhe homofobike.

Portieri gjerman 29-vjeçar, Müller, kritikoi lojën e shokëve të tij në një intervistë televizive pas humbjes 4:1 kundër St. Gallen më 13 gusht.

Ai dhe klubi i tij më vonë kërkuan falje në mediat sociale dhe liga nisi një çështje disiplinore.

Deklarata e Müller-it nuk ishte drejtuar kundër ndonjë lojtari, arbitri apo spektatori në stadium, tha liga, "por më tepër shprehu zhgënjimin" për reagimet jo të përshtatshme të lojtarëve nga vija e mbrojtjes e skuadrës së tij.

Klubi Lucern, tha se pranon vendimin e ligës.

AA