Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvio Mendes Campos Júnior (Sylvinho), ka shpallur listën paraprake me 28 lojtarët që do të grumbullojë për përgatitoret në kuadër të Euro 2024-ës
Teksa emrat e rinj të listës janë: Arbër Hoxhaj dhe Rey Manaj. Surprizë është Medon Berisha, kapiteni i Shqipërisë U21. Në listë është edhe Marash Kumbulla që vjen nga një sezon jo i mirë, edhe për shkak të dëmtimit që pësoi, ku 6-muajt e parë të sezonit nuk luajti asnjë minutë.
Portierë: Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Simon Simoni, Thomas Strakosha
Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj
Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani
Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj, Taulant Seferi