Real Madrid dhe Atalanta u përballën në UEFA Super Kupën e sivjetshme, ku madrilenët fituan kupën duke mposhtur klubin italian me rezultat 2-0. Ndeshja u zhvillua në Stadiumin Narodowy të kryeqytetit të Polonisë, Varshavë.
Klubi spanjoll, fituesi i UEFA Ligës së Kampionëve, Real Madrid arriti fitore me rezultat prej 2-0 ndaj klubit italian, fituesit të UEFA Ligës së Evropës, Atalanta, me ç'rast e fitoi UEFA Super Kupën e 49-të.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-0, ku të dy ekipet patën mundësi për të shënuar.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 59 nga uruguaiani Federico Valverde, ndërsa golin e dytë për madrilenët e shënoi transferim i ri i klubit, francezi Kylian Mbappe.
Ndeshja përfundoi me rezultat prej 2-0.
TRT Balkan / agjencitë