Futbollisti shqiptar i klubit turk EMS Yapı Sivasspor, Rey Manaj, është bërë golashënuesi më i mirë i klubit në një sezon të Superligës turke në histori.
Sipas njoftimit të klubit "bardhë e kuq", Manaj i cili shënoi gol në javën e 34-të të ligës kundër TÜMOSAN Konyaspor, e ka rritur numrin e golave këtë sezon në 18, me të cilin është bërë golashënuesi më i mirë klubit të Anadollit në historinë e tij.
Manajn e ndjek Aatif Chahechouhe me 17 gola të shënuara në sezonin 2013-2014, Michael Eneramo me 15 gola në 2011-2012, Mehmet Yıldız, me 14 gola në 2007-2008, Mustapha Yatabare me 13 gola në 2019-2020, Arouna Kone me 13 gola në 2017-2018 dhe Max Gradel me 11 gola në 2020-2021.
Futbollisti shqiptar gjithashtu këtë sezon gjendet në vendin e tretë me më së shumti gola të shënuara pas yllit argjentinas të Galatasarayit, Mauro Icardi, i cili ka shënuar 21 gola dhe golashënuesit boshnjak të Fenerbahçes, Edin Dzeko, me 20 gola.