Një javë plot emocione për skuadrat shqiptare të cilat po përjetojnë aventurën evropiane të futbollit.
Nga shtatë ndeshje vetëm 3 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje për skuadrat shqiptare në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.
3 fitore për 3 kampionët
Për fillim të mbarë e nisën Partizani dhe Ballkani, të cilat të martën arritën të mposhtnin dy skuadrat nga Andora dhe Irlanda Veriore.
Partizani i Shqipërisë si mysafire e Athletic Escaldes me vetëm një gol të shënuar mori një fitore minimale 0:1, ndërsa Ballkani u tregua e fuqishme ndaj Larne të Irlandës Veriore duke siguruar epërsi me rezultat 3:0.
Me të njëjtin ritëm të mërkurën vazhdoi edhe Struga Trim Lum e cila mposhti Buduçnostin e Malit të Zi me rezultat 1:0.
Sukses i madh për Dritën
Drita ia doli që të merrte një rezultat të mirë, në transfertën ndaj një kundërshtari shumë të vështirë dhe me shumë traditë.
Skuadra nga Gjilani i Kosovës e ka mbyllur me barazim pa gola ndeshjen ndaj Viktoria Plzen në “Doosan Arena”, në takimin e parë të raundit të dytë në Ligën e Konferencës.
Kështu do të jetë ndeshja e kthimit, në Kosovë ajo që do të vulosë se cila prej Dritës apo Viktoria Plzen, do të shkojë në raundin tjetër të këtij kompeticioni.
Kujtojmë që klubi sllovak Viktoria Plzen me vite të tëra ka luajtur ndeshje në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Tirana, Shkupi dhe Dugagjini nuk ia dolën ndaj favoritëve
Skuadra e Tiranës, e Shkupit dhe e Dugagjinit kishin një short më të vështirë. Ata në kuadër të këtij kompeticioni të Ligës së Konferencës u ballafaquan me kundërshtarë më të fortë në letër.
Tirana ishte e pafuqishme si mysafire ndaj gjigantit turk, Beşiktaş, e cila humbi me rezultat 1:3.
Me dy gola diferencë, por si nikoqire, skuadra e Shkupit u mposht nga Levski Sofija e Bullgarisë, me rezultat 0:2.
Ndërsa Dugagjini në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës pësoi disfatë minimale nga Rijeka e Kroacisë, 0:1.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen javën e ardhshme.