Risi në futboll: Karton i portokalltë nga sezoni i ardhshëm. / Foto: TRT Balkan

Ekipi ndërkombëtar i rregullave të futbollit ka konfirmuar se, përveç të verdhit dhe të kuqit, në futboll po vjen edhe kartoni portokalli.

Ai do të shërbejë për pezullimin e përkohshëm të lojtarëve për shkak të shkeljeve taktike, grindjeve me zyrtarët ose sjelljes së keqe.

Ai që merr një karton portokalli do të duhet të “ftohet” për dhjetë minuta dhe më pas do të mund të kthehet në fushë. Ai nuk do të shfaqet nga referi kryesor, por do të jetë detyra e referit të katërt.

Risia në futboll do të fillojë të përdoret nga sezoni 2024/25 në Championship ligën angleze.

TRT Balkan / agjencitë