Klubi futbollistik Boca Juniors u shpall kampion në Premier Ligën e Argjentinës, pasi në ndeshjen e javës së fundit rivali i tyre i përhershëm River Plate shënoi fitore ndaj Racing Club.
Para ndeshjeve të fundit në ligë, Boca Juniors me 51 pikë kryesonte tabelën ndërsa Racing Club me 50 pikë ishte në vendin e dytë. River Plate nga ana tjetër me 44 pikë nuk kishte gjasa për titullin e kampionit.
Lideri i ligës Boca Juniors, në ndeshjen e fundit të sezonit avanconte drejt kampionatit duke e fituar 2-1 ndaj Independiente-s, por në minutën e 81 nuk arriti të parandalojë golin e kundërshtarit dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2. Kështu, Boca Juniors e përfundoi ligën me 52 pikë.
Nga ana tjetër, Racing Club me shansin për t'u bërë kampion me rezultatin e Boca Juniors-it, priti River Plate-in.
Në minutën e 90-të të ndeshjes Racing Club dhe River Plate, po luanin baras 1-1 ndërsa Racing Club fitoi një penalti. Portieri i River Plate-s, Franco Armani mbrojti penaltinë e Jonathan Galvan, me të cilin luajti rol të rëndësishëm në përcaktimin e kampionit.
River Plate në minutat shtesë e fitoi ndeshjen 2-1 me golin e Miguel Borja dhe rivali i tyre i përhershëm Boca Juniors, u bë kampion i Premier Ligës së Argjentinës.