Rrëmujë në stadiumin e futbollit në Irak, regjistrohen viktima.     /Foto: AA

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur në një rrëmujë që ndodhi në një stadium në Basra të Irakut.

Agjencia irakiane e lajmeve ‘INA’ raportoi se rrëmuja ndodhi jashtë stadiumit “Jaza’a Al Nakhla”, para finales së Kupës së 25-të të Gjirit Arabik.

Zyrtarët mjekësorë konfirmuan se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Nikoqirët e ndeshjes së futbollit, Iraku dhe Omani, janë kualifikuar në finalen e turneut me tetë kombe pjesëmarrëse, që filloi më 6 janar.

Gjashtë skuadrat e tjera ishin Katari, Arabia Saudite, Kuvajti, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni.

Në këtë turne ka pasur disa incidente, përfshirë të hënën një aksident rrugor nga i cili humbën jetën shtatë persona dhe mbetën të plagosur 30 të tjerë të cilët ishin nisur për të ndjekur ndeshjen e gjysmëfinales.

TRT Balkan / agjencitë