Një javë relativisht e keqe për ekipet shqiptare të futbollit në garat evropiane. Nga gjithsej 7 ndeshje të zhvilluara këtë javë, vetëm 3 prej tyre arritën të sigurojnë rrugëtimin e mëtutjeshëm në këto gara të rëndësishme.
Ekipi i F.C. Shkupi ndonëse ishte e pafat në ndeshjen ndaj Dinamos së Zagrebit në raundin e dytë Play Off për plasman në Ligën e Kampionëve, e cila si nikoqire humbi me rezultat 0:1, gjegjësisht 2-3 rezultati përfundimtar i dy ndeshjeve vajtje-ardhje, nuk do të ndal këtu ëndrën evropiane.
Ata tani do të ballafaqohen me ekipin irlandez Shamrock Rovers në raundin e 3-të Play Off të Liga Europës.
Përveç ekipit shkupjan, sukses në raundin e dytë në kuadër të Ligës së Konferencës kanë arritur edhe dy ekipe tjera shqiptare, Shkëndija e Tetovës e cila mundi ekipin e Letonisë, F.C Valmieras me rezultat 3:1(5:3) dhe klubi kosovar, Ballkani duke mundur La Fioritan e San Marinos me rezultat 6:0, respektivisht (10:0) në dy ndeshjet.
Më 4 gusht do të jetë ndeshja e radhës së Shkendisë kundër ekipit suedez AIK, ndërsa më 11 gusht do të zhvillohet ndeshja kthyese në Maqedoninë e Veriut.
Nga ana tjetër ekipi i Ballkanit në raundin e ardhshëm do të ballafaqohet me F.C Klaksvik të Ishujve Faraoe.
Javë e rëndë për ekipet shqiptare
Raundi i dytë në Ligën e Konferencës është fundi i aventurës evropiane për 3 ekipe të Shqipërisë dhe një klubi kosovar. Vllaznia e Shkodrës ka dështuar të kualifikohet në xhirron e radhës pas ndeshjes me Universitatea Craiova nga Rumania. Skuadra e Dritës nga Gjilani, edhe pse luajit para publikut vendas në Stadiumin "Fadil Vokri" në Prishtinë, kundër ekipit belg Antwerp, nuk arriti të shënoj rezultat pozitiv për garat e mëtutjeshme. Si vendas nuk arriti të fitoj as ekipi i Laçit, ndërkohë Tirani përsëri humbi në përballjen me ekipin e Zrinjski nga Mostari.
Ekipet që përfunduan garën raundin e parë të Ligës së Konferencës
Kujtojmë që ekipi i Partizanit nga Shqipëria kishte pësuar disfatë që në raundin e parë të Kigës së Konferencës ndaj Subertalo të Gjeorgjisë, edhe atë nëpërmjet penaltive pasi që rezultati përfundimtar në dy ndeshje kishte qenë 1:1.
Poashtu edhe F.C. Llapi i Podujevës nga Kosova shumë shkurt e kishte rrugëtimin e saj në Evropë, pasi që u mposht që në raundin e parë të Ligës së Konferencës nga ekipi i Buduçnostit nga Podgoricës.
29 Kor 2022
Shqipëria pa përfaqësues në garat evropiane në futboll
Ekipet shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë aventurën evropiane
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.