Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, Sylvio Mendes Campos Junior, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e nëntorit, ndaj Çekisë dhe Ukrainës.
Në një konferencë për mediat, trajneri Sylvinho foli në lidhje me listën me 28 lojtarë dhe grupin në të cilin ndodhet Shqipëria në kuadër të ndeshjeve të vlefshme për UEFA Ligën e Kombeve.
Sylvinho u shpreh se dy ndeshjet e radhës janë një moment i rëndësishëm për Kombëtaren e Shqipërisë.
"Këto do të jenë ndeshje të vështira. Është një grup i vështirë dhe ne do të duhet të përgatitemi shumë mirë", tha ai.
Trajneri Sylvinho u shpreh se të tria ekipet e grupit B1 janë shumë të fortë.
Sylvinho ka vendosur të grumbullojë katër portierë, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.
Në mbrojtje janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.
Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare.
Në sulm janë Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.
Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të UEFA Ligës së Kombeve, Shqipëria ndodhet në grupin B1 së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1, në Stadiumin "Air Albania" në Tiranë, ndaj Çekisë më 16 nëntor dhe Ukrainës më 19 nëntor.