Tirana është edhe zyrtarisht “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2023. Titullin e mori kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh krenar që sot Tirana është kryefjala e aktiviteteve më të mëdha sportive të vitit.
Sport Klub Tirana, siç u shpreh kryebashkiaku Velija, do të jetë mikpritëse e pjesës më të madhe të aktiviteteve vitin tjetër.
Mes të tjerash ia tha se viti 2023, që do t’i kushtohet tërësisht sportit në kryeqytet, do të jetë një parapërgatitje e mirë për Shqipërinë në Lojërat Olimpike 2024 dhe ato Mesdhetare.
“Është një mënyrë e mirë për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike në 2024 dhe për Lojërat Mesdhetare në vitin 2026. Një njeri mund të fitojë një ndeshje, por duhet një skuadër për të fituar një kampionat dhe sot skuadra e Tiranës e ka fituar këtë kampionat”, vijoi Veliaj.
Titullin “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2022 e kishte qyteti i Rijekës në Kroaci, ndërsa në vitin 2021 këtë titull e mbante qyteti i Lisbonës në Portugali.
7 Dhj 2022
Tirana zgjidhet “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2023
Këtë titull gjatë vitit 2022 dhe 2021 e kishin qyteti i Rijekës në Kroaci dhe ai i Lisbonës në Portugali.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore