Türkiye ka mposhtur Austrinë me rezultat 2:1 duke kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të Futbollit UEFA 2024 (EURO 2024).
Mbrojtësi i kombëtares turke Merih Demiral shënoi në minutën e parë nga një goditje këndi në stadiumin Leipzig në Gjermani.
Vetëm dy minuta më vonë, përpjekja për të barazuar e mesfushorit austriak Christoph Baumgartner kaloi vetëm disa centimetra larg portës së kombëtares turke.
Demiral, i cili shfaqi një nga paraqitjet më të mira të karrierës së tij, shënoi një tjetër gol me një goditje me kokë pas një goditjeje tjetër nga këndi në minutën e 59-të.
Në minutën e 66-të, sulmuesi austriak Michael Gregoritsch arriti të shënojë golin e parë për kombëtaren e tij.
Austria humbi disa raste për të barazuar, pasi portieri turk Mert Günok mbrojti disa gjuajtje të kundërshtarëve.
Türkiye në ndeshjen e çerekfinales, që do të zhvillohet të shtunën (6 korrik), do të përballet me Holandën.