Ndeshjet e mbrëmjes së sotme nisin në një format të ri në edicionin e 33-të të UEFA Ligës së Kampionëve.
Në programin e sontëm janë ndeshjet e xhiros së parë në të cilat: Juventus – PSV, Young Boys – Aston Villa, Milan – Liverpool, Bayern Munich – Dinamo Zagreb, Real Madrid – Shtutgart dhe Sporting Lisbonë – Lille.
Në vend të 32 skuadrave të mëparshmeve, UEFA Liga e Kampionëve tani do të ketë 36 pjesëmarrës. Klubet nuk do të ndahen më në tetë grupe me nga katër, por do të renditen në një tabelë të vetme në bazë të numrit të pikëve të grumbulluara, si në kampionatet kombëtare.
Klubet nuk do të takohen me secilin nga 35 kundërshtarët dy herë, por secili pjesëmarrës gjatë fazës së parë do të luajë tetë ndeshje kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm - katër në shtëpi dhe katër jashtë.
Pas përfundimit të fazës së parë të kompeticionit, tetë skuadrat e para në tabelë do të fitojnë një vend të drejtpërdrejtë në fazën e 16-të dhe më pas do të vendosen para shortit për atë raund.
Skuadrat e pozicionuara nga vendi i nëntë deri në vendin e 24-të do të duhet të luajnë një raund play-off dhe fituesit e dy ndeshjeve do të plotësojnë tetë vendet e mbetura në 1/16.
Në shortin për raundin e play-off-it, bartëse do të jenë klubet që përfunduan fazën e parë të kompeticionit nga vendi i nëntë dhe i 16-të, kështu që do të marrin si kundërshtar një nga skuadrat që zuri vendin e 17-24.
12 skuadrat e fundit, të cilat do të përfundojnë pjesën e parë të kompeticionit nën vendin e 24-të të tabelës, do t'i japin fund rrugëtimit europian, pa mundësi vazhdimi në Ligën e Evropës apo Ligën e Konferencave.
Të gjitha ndeshjet në fazën eliminatore të kompeticionit, nga play-off deri në gjysmëfinale, luhen në formën e dy ndeshjeve.
Finalja do të luhet më 31 maj 2025 në “Allianz Arena” në Mynih të Gjermanisë.