Faza e parë e shitjes së biletave për Kampionatin Evropian të Futbollit 2024, i organizuar nga Gjermania, do të fillojë nesër, njoftoi UEFA.
Deri më 26 tetor, kur do të zgjasë faza e parë, do të jenë në dispozicion 1,2 milionë bileta.
Në fazën e parë do të ketë numrin më të madh të biletave që mund të blejnë tifozët gjermanë, pasi vetëm për atë fazë të kompeticionit është e qartë se kur dhe ku do të luajnë vendasit.
Çmimet variojnë nga 30 euro për biletat për ndeshjet e fazës së grupeve, deri në 1.000 euro për biletat më të shtrenjta për finalen e Berlinit.
Ata që nuk do të aplikojnë në fazën e parë do të përfshihen automatikisht në programin “Fans First”.
Këta tifozë do të jenë të parët që do të njoftohen për biletat e reja të disponueshme për Kampionatin Evropian në Gjermani.
Shqipëria më afër, Kosova me mundësi minimale
Në kampionatin Evropian të vitit 2024 përfaqësuesja e Shqipërisë ka mundësi reale të kualifikimit për herë të dytë.
Për momentin Shqipëria ndodhet e para në grupin e saj me 10 pikë. Tetë pikë ka Çekia në pozitën e dytë, po aq sa Moldavia. Polonia është e parafundit me gjashtë pikë, ndërkaq e fundit është Ishujt Faroe me vetëm një pikë.
Ndërsa Kosova me mundësi teorike, meqë për momentin është e pozicionuar e 5-ta në grup me vetëm 4 pikë.
Para Kosovës ndodhen Zvicra me 14 pikë, Rumania me 12 pikë, Izraeli me 11 pikë dhe Bjellorusia po ashtu me 4 pikë.