Gjakova organizoi një ndër garat më tradicionale të këtij qyteti. Bëhet fjalë për kërcim në ujë nga Ura e Fshejt.
Kjo garë u mbajt për të 71-tën herë, ndërsa këtë vit e organizuar nga klubi i kërcimit "Bridge Divers" në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës ndërsa e ndoqën qindra njerëz.
Në garën e cila organizohet tradicionalisht në urën e ndërtuar në shekullin e 18-të, e cila është rindërtuar pasi është shkatërruar plotësisht në Luftën e Parë Botërore, mbi 20 sportistë kosovarë kërcyen nga lartësia prej 22 metrash në lumin Drini i Bardhë.
Në piedestal i pari u rradhit Shkëlzen Goqi në stilin dallëndyshe të kërcimit nga ura ndërsa Nasib Krasniqi i dyti dhe Bledar Morina i treti.
Historiku i këtij evenimenti daton nga viti 1954 e deri në vitin 1999 në kohën e Luftës së Kosovës, ndërsa pas disa vitesh ndërprerje tradita rifilloi në vitin 2014.
Synohet që eventi të sillet sërish në nivel ndërkombëtar dhe të kontribuojë në turizmin e vendit.
25 Kor 2022
Ura e Fshejt në Gjakovë edhe sivjet mirëpriti kërcyesit
Historiku i këtij evenimenti daton nga viti 1954 e deri në vitin 1999 në kohën e Luftës së Kosovës
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore