Zhegrova shënon golin e parë në Ligën e Kampionëve kundër Atletiko Madridit. / Foto: LOSC

Futbollisti shqiptar nga Kosova, Edon Zhegrova, ka shënuar një gol spektakolar për klubin Lille në fitoren e tyre kundër Atletico Madridit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Atleticos, "Wanda Metropolitano", ku Lille luajti si mysafir dhe arriti një fitore mbresëlënëse me rezultatin përfundimtar 1:3.

Për Zhegrovën është goli i parë në Ligën e Kampionëve, pa llogaritur kualifikimet.

Kjo fitore e rëndësishme në një kompeticion elitar si Liga e Kampionëve tregon formën e lartë të klubit Lille dhe talentin e Zhegrovës.

TRT Balkan