Gjatë vitit 2023 Türkiye fitoi 54,3 miliardë dollarë nga turizmi / Foto: AA

Të ardhurat e Türkiyes nga turizmi arritën në 54,3 miliardë dollarë në vitin 2023, një rritje prej 16,9 për qind në bazë vjetore, njoftoi të mërkurën Instituti i Statistikave Turke (TurkStat).

Numri i përgjithshëm i vizitorëve, përfshirë shtetasit turq që jetojnë jashtë, ishte 57 milionë në vitin 2023, duke u rritur me 11,1 për qind në bazë vjetore, sipas TurkStatit.

Vitin e kaluar, ndërsa 67.6 për qind e turistëve vizituan Türkiyen kryesisht për "udhëtim, argëtim, aktivitete sportive dhe kulturore", 67,4 për qind e qytetarëve turq që jetojnë jashtë e vizituan vendin për të parë të afërmit dhe miqtë.

Vetëm në tremujorin e fundit, të ardhurat nga turizmi u rritën me 6,8 për qind në 12,27 miliardë dollarë me numrin e vizitorëve në 12,4 milionë, me një rritje prej 4,1 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor 2022.

Vitin e kaluar, numri i shtetasve turq që vizituan vendet e huaja u rrit me 52,3 për qind në 11,06 milionë, ndërsa shpenzimet mesatare ishin 639 dollarë për frymë.

AA