Aeroporti i Istanbulit zuri vendin e parë në mesin e 10 aeroporteve me transportin më të mirë të mallrave në Evropë në gjysmën e parë të vitit.
Këtë informacion e ka konfirmuar ministri turk i Transportit dhe i Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloglu, në profilin e tij në rrjetet sociale.
"Aeroporti i Istanbulit është në vendin e parë në mesin e 10 aeroporteve më të mira me transportin më të mirë të mallrave në Evropë. Aeroporti i Istanbulit nuk zbret nga maja", shkruan Uraloglu.
Po ashtu, ai ndau një listë të pesë aeroporteve më të mira që kishin trafikun më të lartë të ngarkesave në gjysmën e parë të vitit:
1. Aeroporti i Istanbulit
2. Aeroporti Malpensa i Milanos
3. Aeroporti Halle i Lajpcigut
4. Aeroporti i Madridit
5. Aeroporti Këln-Bon
TRT Balkan / agjencitë