Aeroporti i Istanbulit ishte qendra ajrore më e ngarkuar në Evropë midis 16 qershorit dhe 2 korrikut me një mesatare prej 1.525 fluturimesh ditore, sipas Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol).
Istanbuli është pasuar nga Amsterdami me 1.370 fluturime ditore, “Charles de Gaulle” i Parisit me 1.351 fluturime, Frankfurti me 1.314 fluturime dhe “Heathrow” i Londrës me 1.306 fluturime, treguan të dhënat e Eurocontrolit.
Aeroporti i Antalyas në pjesën mesdhetare të Türkiyes është renditur në vendin e shtatë në renditjen e qendrave ajrore më të ngarkuara të Evropës.
Trafiku në tri aeroporte nga top-10-shi – Istanbul, Antalya dhe Palma de Mallorca – ka kaluar nivelet që ishin para pandemisë COVID-19.
Ndër dhjetë linjat ajrore të para, vetëm “Wizz Air Group”, “Ryanair Group” dhe “Turkish Airlines” kanë operuar më lart sesa niveli i tyre para pandemisë, përkatësisht me 36, 25 dhe 13 për qind.
“Ryanair” ishte linja ajrore e parë me 2.273 fluturime ditore dhe “easyJet” u rendit e dyta me 1.732 fluturime ditore. Në vendin e tretë radhitet “Turkish Airlines” me 1.685 fluturime ditore.