Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Izraeli, me mbështetjen e ShBA-së dhe Evropës, gjatë 25 ditëve të fundit po kryen krime kundër njerëzimit në Gaza.
Erdoğan tha se Izraeli e ka humbur plotësisht arsyen e ekzistencës së tij. Ai theksoi se Izraeli po vepron si një organizatë dhe duhet të ndalet.
Presidenti turk gjithashtu theksoi se "diskutimet tona janë në vazhdim për të siguruar që autorët e krimeve të luftës në Gaza të mbahen përgjegjës".
"Ata që sot janë spektatorë të vdekjes së mijëra fëmijëve të Gazës, nesër nuk do të kenë kredibilitet për asgjë që mund të thonë për çfarëdo teme", tha ai.
Për të parandaluar masakrën në Gaza, tha më tej presidenti Erdoğan, duhet shpallur armëpushimi, i ndjekur nga rruga drejt paqes së qëndrueshme.
"Konferenca ndërkombëtare e paqes për çështjen e Palestinës dhe Izraelit, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve përkatëse, do të ishte platforma më e përshtatshme për paqen", u shpreh ai.
Sulmet izraelite mbi Rripin e Gazës po zhvillohen pa ndërprerë për 26 ditë me radhë. Numri i viktimave në civilë të vrarë nga bombarimet izraelite e ka tejkaluar shifrën prej 8.500 palestinezësh. Një numër i konsiderueshëm prej tyre janë fëmijë.
Bazuar në të dhënat e organizatës ndërkombëtare “Save the childrean” për tri javë në Gaza janë vrarë 3.195 fëmijë, që bie se më pak fëmijë janë vrarë në të gjitha zonat e konflikteve në bota që nga vitit 2019.