Türkiye ka shtuar gjashtë rajone të tjera të dëmtuara nga tërmetet e 6 shkurtit në zonën e fatkeqësive të tërmetit, thotë Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD).
Nëpërmjet një komunikate, Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe të Emergjencave tha se vendbanimet ku u gjetën ndërtesa të dëmtuara në rajonet e Bingol, Kayseri, Mardin, Tunceli, Nigde dhe Batman iu shtuan gjithashtu zonës, gjë që i kualifikon ata për të marrë disa lloje të ndihmë shtetërore.
"Vlerësimi i dëmeve në këto rajone tregoi se ka ndërtesa që janë dëmtuar lehtë, mesatarisht ose rëndë”, njofton AFAD-i.
“Pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën 11 rajone në Türkiyen jugore më 6 shkurt, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa, së bashku me rrethin Gurun të Sivas, u pranuan si fatkeqësitë e rajonit të zonës për shkak të shkatërrimit dhe humbjes së jetëve”, shtoi AFAD-i në një komunikatë.
Më shumë se 13,5 milionë njerëz në Türkiye u prekën nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.