Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave Republikës së Türkiyes (AFAD) ka përfunduar instalimin e 300.809 tendave në provincat e prekura nga tërmetet në jug të Türkiyes.
Siç njofton AFAD-i, dorëzimi dhe vendosja e tendave për personat e prekur nga tërmetet do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim për të siguruar strehim të përkohshëm për banorët e atij rajoni.
AFAD-i deri më tani ka ndërtuar vendbanime me tenda në 270 lokacione në provincat e prekura nga tërmeti.
Në njoftim thuhet se deri më tani janë ngritur 300.809 tenda, nga të cilat 69.766 vetëm në Hatay dhe 66.685 në Kahramanmaraş.
Më shumë se 41.000 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 108.000 u lënduan në dy tërmete të fuqishme që tronditën Türkiyen jugore më 6 shkurt.
Dy tërmete të reja me magnitudë 6,4 dhe 5,8 ballë të shkallës Rihter goditën mbrëmë provincën turke të Hatay. Të paktën gjashtë persona humbën jetën në këto tërmete.