AFAD: Jemi fokusuar në qytetin Hatay, në rreth 15 ndërtesa.     /Foto: AA

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD) vazhdojnë me shpejtësi të plotë, tha në një konferencë për shtyp kryetari Yunus Sezer.

“Prej disa kohësh jemi fokusuar në qytetin Hatay, në rreth 15 ndërtesa. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit ende po vazhdojnë dhe ne kemi pasur një përparim mjaft të jashtëzakonshëm”, tha Sezer.

Fatkeqësisht, sipas tij, deri më 41.156 qytetarë humbën jetën. “Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë kryer në 20.870 ndërtesa. Pra, përveç qytetit Hatay, përpjekjet e kërkim-shpëtimit pothuajse kanë përfunduar gjetkë, tani po i pastrojmë rrënojat”, tha Sezer.

Mes të tjerash, ai njoftoi se një personel i kërkim-shpëtimit prej 35.250 vetash nga Türkiye dhe jashtë saj i mbështetën këto përpjekje. Aktualisht, ai tha se 14.936 ekipe kërkim-shpëtimi po punojnë në vend.

"Ne morëm mbështetje të jashtëzakonshme ndërkombëtare nga shumë vende." tha ai. "Fatkeqësisht, dje dhe sot kemi nxjerrë disa nga qytetarët tanë që humbën jetën që po qëndronin nën rrënoja. Fillimisht, dua t'i shpreh ngushëllimet e mia kombit tim dhe gjithashtu do të doja të shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha familjet që humbën të dashurit e tyre." përfundoi ai.


TRT Balkan / agjencitë