Shefi i Kryesisë së Komunikimeve Fahrettin Altun     Foto: AA

Populli turk nuk i beson më premtimeve të Evropës, pas dështimeve të tyre për anëtarësimin e Ankarasë në BE, çështjen e Qipros, luftën kundër terrorizmit, migrimin illegal dhe shumë çështje tjera, tha Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Türkiye-s, Fahrettin Altun, në një intervistë për një gazetën suedeze Svenska Dagbladet.

“Këto premtime nuk janë përmbushur. Për këtë arsye ne më nuk presim fjalë, por vepra”, theksoi Altun, të mërkurën në intervistën e tij dhënë gazetës suedeze.
Ai e potencoi faktin se Türkiye prej kohësh është i shqetësuar nga prania e grupeve terroriste të PKK-së dhe FETO-s në Suedi.

“Drita e gjelbër për hyrjen e Suedisë në NATO nënkupton se ne jemi të përkushtuar të mbrojmë popullin suedez në rast të një sulmi sipas nenit 5. Nëse do të marrim një përgjegjësi të tillë për Suedinë, ne duhet të jemi të bindur se qytetarët turq nuk do të sulmohen me paratë e mbledhura në Suedi”, shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi se Türkiye duhet të sigurohet që armët suedeze të mos dalin nga strehimoret e terroristëve në Irak apo Siri.

Prioritet i Türkiye-s, mbrojtja e qytetarëve të tyre

Duke ndjekur aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO, Altun, tha se u bë e qartë se sa e fuqishme është organizata terroriste PKK në Suedi dhe se si anëtarët e saj e shantazhojnë Qeverinë suedeze.

“Pyetja për ne është nëse anëtarësimi i Suedisë në NATO do të dëmtojë luftën kundër terrorizmit. Duhet të jemi të sigurt se Suedia mbështet vlerat e aleancës dhe sigurinë e aleatëve të saj të mundshëm”, shtoi Altun.

“Prioriteti ynë është të mbrojmë qytetarët tanë. Këtë ua kemi thënë edhe zyrtarëve suedez që në fillim”, thotë Altun në intervistë.

Ligji kundër terrorizmit i Suedisë do të forcohet më 1 korrik dhe ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde dënoi ashpër terrorizmin ditëve të fundit.
Ndryshe, në këtë invervistë Altun, tha se Qeveria e Suedisë as që e kishte pranuar se kishte një problem disa muaj më parë, por sipas ti njohja e problemit nga ana e tyre është sigurisht një zhvillim pozitiv.

TRT World