Erdoğan u takua me Stoltenberg në Nju Jork.     /Foto: Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua të mbrëmë në Shtëpinë Turke (Turkevi Center) në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin diskutoi për çështje rajonale dhe globale.

"Si gjithmonë, ne do të vazhdojmë të jemi një nga vendet që ofron mbështetjen më aktive për misionet e NATO-s", shkroi Erdoğan në Platformën X menjëherë pas takimit, i cili zgjati gati 50 minuta.

Stoltenberg tha se ata diskutuan "përforcimin e luftës kundër terrorizmit" dhe falënderoi Erdoganin për përpjekjet e Türkiyes në ringjalljen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi.

"Siç është rënë dakord në samitin e korrikut të NATO-s në Vilnius, parlamenti turk do të marrë në konsideratë anëtarësimin e Suedisë në NATO sa më shpejt të jetë e mundur", shkroi Stoltenberg në X menjëherë pas një takimi të mbajtur në margjinat e vendit të Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara.

TRT Balkan / agjencitë