Autoritetet turke neutralizojnë 13 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ministria e Mbrojtjes së Türkiyes njoftoi se 13 terroristë të PKK-së u neutralizuan me një operacion ajror në veri të Irakut.

"Ne po ua ngushtojmë veriun e Irakut terroristëve. Forcat tona të armatosura heroike turke neutralizuan me një operacion ajror 13 terroristë të PKK-së, të cilët i zbuluan në rajonet Gara dhe Haftanin. Ne do të vazhdojmë luftën tonë me vendosmëri të madhe për të shpëtuar kombit tonë fisnik nga plaga e terrorizmit", thuhet në komunikatën e ministrisë.

Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoj" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u kapën ose u vranë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

AA