Bisedë telefonike Erdoğan – Putin, në fokus Ukraina dhe Siria   Foto: AA Archive

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus, Vlladimir Putin. Dy presidentët biseduan për raportet dypalëshe, çështjet rajonale – përfshirë luftën ruso-ukrainase – dhe Sirinë.

Presidenti turk i bëri thirrje Putinit që gatishmëria deklarative për bisedime të mbështetet edhe me vepra konkrete - ndaljen e luftimeve.

“Thirrjet për paqe dhe bisedime mes Moskës dhe Kievit duhet të mbështeten me armëpushim të njëanshëm për të arritur zgjidhje të drejtë”, presidenti turk Erdoğan i tha Putinit.

Duke folur për Sirinë, Erdoğan i ka thënë Putinit se është i interesuar që të mbrojë sigurinë e Türkiyes, duke pastruar veriun e Sirisë nga grupet terroriste.

“Duhet të ndërmerren hapa konkretë për të pastruar grupet terroriste PKK/PYD/YPG, sidomos nga Tal Rifaat dhe Manbij në veri të Sirisë”, ka thënë presidenti Erdoğan, gjatë bisedës telefonike me presidentin rus.

Të dy presidentët folën edhe për bashkëpunimin e mundshëm në fushën e energjisë, sidomos rreth idesë që Türkiye të bëhet qendër gazi për rajonin.

“Türkiye po e përforcon infrastrukturën për të kthyer vendin në një qendër gazi, do të ndërmarrë hapa konkretë duke kompletuar udhërrëfyesin sa më shpejt”, ka thënë presidenti Erdoğan.

AA