Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, hodhi poshtë zërat për një takim të mundshëm mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe liderit të regjimit sirian, Bashar al-Assad, në samitin e ardhshëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në shtator.
Duke folur si i ftuar në televizionin Haber Global në kryeqytetin Ankara, Çavuşoğlu hodhi poshtë mundësinë e një takimi Erdoğan-Assad në samitin që pritet të mbahet më 15-16 shtator në Samarkand të Uzbekistanit, duke shtuar se Assad "nuk është ftuar" në ngjarje.
Çavuşoğlu nënvizoi gjithashtu se duhet të ndërmerren hapa për paqen e qëndrueshme në Siri, duke shtuar se regjimi nuk duhet ta konsiderojë opozitën si terroriste.
"Türkiye ka thënë që në fillim se procesi më i rëndësishëm është ai politik", tha ai.
Ai shtoi se Türkiye në Siri ndjek një politikë "të orientuar drejt rezultatit", duke theksuar rëndësinë e integritetit territorial të vendit dhe nevojën për eliminimin e organizatave terroriste.
23 Gus 2022
Çavuşoğlu përjashtoi mundësinë e takimit Erdoğan-Assad në Uzbekistan
Më 15 dhe 16 shtator në qytetin Samarkand në Uzbekistan do të mbahet samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.